Hoti: Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me njoftimin e kryeministrit Kurti rreth Bankës Botërore, duke thënë se "Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara" e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar lidhur me njoftimin e kryeministrit Kurti që sipas Bankës Botërore, krahasuar me 10 vjet më parë, Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35 %.

Hoti ka thënë se “majtistët në pushtet” po e pranojnë sipas tij të vërtetën që “Kosova ka përjetuar progres të qëndrueshëm ekonomik gjatë dekadës së fundit, me një rritje prej afro 50 përqind të të ardhurave për kokë banori dhe një ulje prej 35 përqind të shkallës së varfërisë”.

“Pra, pavarësisht sfidave, Kosova qenka zhvilluar nga “regjimet e kaluara” e jo varfëruar, siç bëjnë propagandë mashtruesit”, shkruan Hoti.

Tutje, ai shton se “mashtrimet e opinionit” po marrin fund, dhe se e vërteta mbizotëron gjithmonë.

Kurti: Sipas Bankës Botërore, krahasuar me 10 vjet më parë, Kosova ka ulur shkallën e varfërisë për 35%

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika