Hoti: Kosova sa më shpejt të bëjë draft-statutin për themelimin e Asociacionit

Agron Hoti, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare ka thënë se duhet të ecet tutje sa më shpejt të jetë e mundshme sepse sipas tij, "topi është në anën e Kosovës"

Agron Hoti, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se takimi i sotëm i Albin Kurtit me ndërkombëtarët në Bruksel, është në vazhdën e takimit të fundit mes pesëshes ndërkombëtare dhe kryeministrit Kurti në Kosovë.

Hoti ka thënë se përveç zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, nuk ka diçka tjetër nga ky proces.

“Po kërkohet depërshkallëzimi i situatës dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mes dy vendeve”, ka thënë Hoti.

“Unë mendoj se ata (ndërkombëtarët) kanë vetëm kërkesa sepse gjendja mes Kosovës dhe Serbisë është përkeqësuar aq shumë sa BE dhe ShBA nuk e kanë më durimin…Unë besoj që mesazhet janë dhënë”, ka thënë tutje ai.

“Duhet të ecet tutje sa më shpejt të jetë e mundshme sepse topi është në anën e Kosovës. Ne jemi duke humbur sepse gjendja ekonomike, politike është bllokuar dhe ne duhet të ecim sa më shpejt, nuk kemi kohë për të humbur”, ka shtuar Hoti.

Sipas tij, Kosova duhet ta bëjë draft-statutin për themelimin e Asociacionit, i cili, sipas tij, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Ai draft duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës dhe në fakt po duket ashtu. Kosova duhet sa më shpejt t’i riorganizojë zgjedhjet në veri, në mënyrë që serbët të mos luajnë me atë kartën që Kosova po i përjashton nga institucionet”, ka shtuar tutje ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika