Hoti: Kosovës i duhet qeveri që e zhbllokon ndërkombëtarisht

Në dritën e rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Kosovë, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Agron Hoti, ka thënë se vendit i nevojitet një qeveri që mund të zhbllokojë marrëdhëniet ndërkombëtare.

Sipas tij, Kosova tashmë gjashtë vite ndodhet në bllokadë diplomatike dhe është përballur me sanksione nga Perëndimi.

“Kosovës i duhet një qeveri që e zhbllokon Kosovën ndërkombëtarisht. Sepse Kosova ka, tash po bëhen gjashtë vite, që është bllokuar ndërkombëtarisht dhe është futur në sanksione perëndimore. E thashë edhe më herët, perëndimi nuk ka as dialog me Serbinë. Kërkesa specifike e SHBA dhe EB-së është që Kosova, që sapo ta formojë qeverinë  re ta dërgoj në Gjykatë Kushtesese draftstatuin e Asociacionit. Nëse Kosova nuk e bën këtë, atëherë Kosova do të vazhdojë të lëngojë nga izolimi edhe i mëtejmë i perëndimit.

Sepse me këtë Kosova e dëshmon që nuk e interesuar ta zgjidh problemin me Serbinë. E moszgjidhja me Serbinë, çon ujë në Serbi e Rusi. Sepse ato janë të interesuar që Kosova të ngelet edhe për një mijë vite kështu pa e zgjidhur problemin. Pasi duke mos u zgjidhur problemi, po lëngon Kosova dhe po shpopullohet Kosova. Ne jemi në gjendje emergjente, kurrë ka ndodhur kështu që të ikin kaq shumë të rinj dhe profesionist nga Kosova”, ka thënë Hoti në FIVE të Dukagjinit.

Ai kritikoi opozitën për heshtjen ndaj Marrëveshjes të Brukselit dhe për mungesën e një qasjeje konstruktive që do të mund ta dekonstruktonte Qeverinë Kurti.

“Fajtor për këtë ikje dhe për këtë zvogëlim të pakët të votave të Kurti, është opozita. Sepse opozita e patën fushatën elektorale dhe nuk na treguan, që a ishin të mira ato marrëveshjet e Brukselit, apo ishin të këqija. A do ta bënin Zajdenicën apo nuk ta bënin. as pushteti e as opozita. Mirëpo sikur opozita në këtë katër vite të ka tregonte që marrëveshjet e Brukselit, janë të mira do të duhet t’i mbronin, mirëpo opozita heshte. Dhe pikërisht për të arsyeje zoti Kurti fitoi terren dhe qytetarët menduan se duke e humbur zoti Kurti sovranitetin në veri, po mendojnë se e kemi shtrirë sovranitetin në veri atje. Paramendo në çfarë situatë absurde jemi ardhur. Pra vota e qytetarëve shkon kundër interesit strategjik të Kosovës. Dhe fajtore për këtë është edhe opozita, sepse duhet ta dekonstruktoj pushtetin”, ka shtuar Hoti.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare pas procesimit të 99.53% të vendvotimeve. Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.89% të votave (340,541 vota), e ndjekur nga PDK me 22.05% (183,661 vota) dhe LDK me 17.63% (146,815 vota). Koalicioni AAK-Nisma është renditur në vendin e katërt me 7.46% të votave (62,111 vota).

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika