Hoti kritikon krerët e Qeverisë: S’kanë rezon shtetëror, e nxjerrin FSK-në në marshim kurse shpenzimet për mbrojtje i zvogëlojnë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka theksuar se në kapacitetet e FSK-së do të ndikojë edhe përjashtimi nga ushtrimi më i madh i NATO-s, për të cilin sipas tij, presidentja, kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes nuk morën asnjë përgjegjësi

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë aktuale të vendit, duke thënë se me të njëjtën nuk ngrihen kapacitet e FSK-së në ushtri të rregullt sipas standardeve të NATO-s.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se shpenzimet për mbrojtje si përqindje e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) janë dukshëm nën nivelin e kërkuar nga NATO-ja prej dy për qind.

“Këto shpenzimet në vitin 2022 ishin 1.53%, ndërkaq më 2023 u ulën në 1.25%. Problemi është se, sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2024-2026, të cilën Qeveria e ka  dorëzuar në Kuvend, trendi i shpenzimeve për mbrojtje si përqindje e PBB-së është rënës:  1.43% më 2024,  1.35% më 2025, 1.27% më 2026”, shkroi ai.

Deputeti i LDK-së ka theksuar se në kapacitetet e FSK-së do të ndikojë edhe përjashtimi nga ushtrimi më i madh i NATO-s, për të cilin sipas tij, presidentja, kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes nuk morën asnjë përgjegjësi.

“Tani edhe financimi nuk po shkon në drejtim të përmbushjes së standardit të kërkuar nga NATO-ja prej 2%. Këta nuk janë për këtë punë. Këta nuk kanë rezon shtetëror. Këta janë të fokusuar vetëm në mashtrimin e opinionit. Ja fakti: e nxjerrin FSK-në në marshim në Mitrovicë, e në anën tjetër shpenzimet për mbrojtje i zvogëlojnë”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika