Hoti kritikon ministrin Peci: Ai duhet të merret me bujqësi e jo me çështjen e duhanit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë zero për qind. Dhe për këtë ka fajësuar, ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, pasi sipas tij, është bërë “inspektor kundër duhanit”

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin e tij duke kritikuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, se po merret me çështjen e inspektorëve kundër duhanit dhe se, siç ka thënë ai, duhet të fokusohet më shumë në çështjet e bujqësisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, deputeti i LDK-së ka thënë se investimet kapitale në bujqësi për periudhën janar-mars 2023 janë zero për qind.

Dhe për këtë ka fajësuar ministrin Peci, pasi sipas tij, është bërë “inspektor kundër duhanit”.

“Kaq për mbështetjen për bujqësi. Ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, që është një çështje e rëndësishme. Por, ai është ministër i Bujqësisë dhe duhet të merret me bujqësi e jo me çështje të inspektorëve”, ka shkruare ai në Facebook.

Po ashtu, ai tutje ka paraqitur statistika të subvencioneve që sipas tij janë gjatë qeverisjes së LDK-së, duke i krahasuar me subvencionet gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pagesat për subvencione në bujqësi, sipas Hotit:

Janar-Mars 2021    24.96 mil euro, (gjatë qeverisjes së LDK-së)

Janar-Mars 2022      4.86 mil euro,

Janar-Mars 2023      0.28 mil euro”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika