Hoti kritikon projektbuxhetin e vitit 2024: Ka rënie të investimeve kapitale e rritje pasive të subvencioneve

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2024.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për ndarjet buxhetore, ka thënë se është përkeqësuar struktura e buxhetit, pasi investimet kapitale kanë rënë dhe ka pasur rritje pasive të subvencioneve.

“Është përkeqësuar struktura e buxhetit, investimet kapitale kanë rënë dhe subvencionet janë rritur. Nuk shohim efekt real në rritjen ekonomike, pasi ka rritje pasive të subvencioneve, ndoshta disa skema janë në mënyrë të duhur, por ka pasur rritje pasive të subvencioneve”, ka thënë Hoti.

Ai tutje ka thënë se disa zotime të qeverisë nuk kanë filluar të realizohen fare.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e së enjtes ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të votojnë projektbuxhetin për vitin 2024.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se ky buxhet do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro dhe do të jetë buxhet i mbrojtjes dhe i sigurisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika