Hoti kritikon Qeverinë: Edhe viti 2023 do të jetë i humbur në investime kapitale

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se viti 2023 do të jetë i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendor, ashtu edhe në nivel lokal

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të investimeve kapitale. Ai tha se Qeveria po grumbullon mjete në llogari bankare, kurse po i bllokon investimet kapitale në komuna.

“Në gjashtë muajtë e parë të këtij viti, sikurse në vitin paraprak: 1. Po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale, 2. Po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë, 3. Po vazhdon bllokada e investimeve kapitale në komuna nga Qeveria duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave”, ka thënë Hoti.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, nëse vazhdon ky trend “edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika