Hoti kritikon qeverinë për dështim në investime kapitale, thotë se po “përsëritet” situata e vitit të kaluar

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka kritikuar qeverinë për dështim në investime kapitale teksa ka theksuar se rreth 70 për qind e projekteve të parapara për vitin 2023 as nuk kanë filluar

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka kritikuar qeverinë për dështim total në investime kapitale.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se po përsëritet situata e kaluar, duke theksuar se “afro 70% e projekteve të parapara për këtë vit nuk kanë filluar”.

Sipas Hotit, në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim.

“Dështim total në investime kapitale: Rreth 70% e projekteve të parapara për 2023 as nuk kanë filluar. Po përsëritet situata e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2023, nga rreth 850 projekte kapitale në nivelin qendror, 70% të projekteve as nuk kanë filluar dhe janë me 0% realizim”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, në periudhën janar-qershor 2023, është shpenzuar vetëm 18% e buxhetit për investime kapitale.

“Shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore janë shqetësuese: Ministria e Bujqësisë 0%, Ministria e Pushtetit Lokal 0%, Ministria e Shëndetësisë 2%, Ministria e Ekonomisë   4%, Ministria e Drejtësisë  4%, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit   5%,  Ministria e Tregtisë dhe Industrisë 10%, Ministria e Arsimit dhe Shkencës 14%, Shërbimi Spitalor 12%, Ministria e Infrastrukturës 16%”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë se sikurse në dy vjetët e kaluara, edhe këtë vit, “ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika