Hoti: Kujtojmë themeltarin e shtetit dhe liderin që na udhëhoqi në momentet më kritike të ekzistencës si popull

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar presidentin historik Ibrahim Rugova në rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij, duke e quajtur atë "themeltar të shtetit të Kosovës"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova në rastin e 17- vjetorit të vdekjes së tij.

Hoti ka thënë se në këtë ditë kujtohet lideri shpirtëror e politik që udhëhoqi vendin në momentet më kritike.

Ndërsa, ka shtuar se ishte presidenti që krijoi miqësitë me demokracitë perëndimore.

“Sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës — Presidentin Rugova, liderin shpirtëror e politik që na udhëhoqi në momentet më kritike të ekzistencës tonë si popull, që ndërtoi miqësitë me demokracitë perëndimore, që krijoi kohezionin e pashembullt rreth idealit të shprehur si LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, ish-presidenti Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe këtë të shtunë po përkujtohet në 17-vjetorin e vdekjes së tij.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika