Hoti: Kusari-Lila nuk ka mundur të flasë pesë herë me Radojçiqin pa lejën e shefit të saj

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se shefja e grupit parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari-Lila nuk do të mund të fliste pesë herë me Radojçiqin "pa lejën e shefit të saj"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë lidhur me përgjimet, në të cilat, është përfshirë shefja e grupit parlametar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Slavo Simiq, duke thënë se nëse kjo është bërë me apo pa koordimin.

“Pesë herë kanë biseduar me një të akuzuar nga organet tona të drejtësisë që ka urdhërarrest, e që është edhe në listë të zezë të amerikanëve, për t’u kordinuar për: energjinë në veri, votimin e ligjeve, emërimet në Gjykatën Kushtetuese e koordinime të tjera. Kaq për këta hipokritë e mashtrues”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se Kusari-Lila nuk do të mundej të fliste pesë herë me Simiqin pa pasur lejen e “shefit të saj”.

Ai ka kërkuar dorëheqjen e Kusari-Lilës, “për përgjegjësi të tjera flasin organet kompetente”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika