Hoti: Likuidimi i kolonelit Ahmet Krasniqi, ishte sulm mbi ushtarët e lirisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka përkujtuar dëshmorin Ahmet Krasniqi, ku ka thënë se vrasja e kolonelit, ishte sulm mbi ushtarët e lirisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi në përvjetorin e vdekjes heroike.

Nata e 21 shtatorit të vitit 1998, ishte një natë e ftohtë për Hotin, sepse sipas tij, ai e kishte marrë, “lajmin e kobshëm për vrasjen e atdhetarit, intelektualit, ministrit të Mbrojtjes dhe kolonelit Ahmet Krasniqi”.

“Kjo vrasje ishte sulm direkt ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës që sapo kishin nisur të themelohen, ishte sulm mbi ushtarët e lirisë që komandonte koloneli”, ka theksuar Hoti.

Më tej, ai ka thënë se figura e kolonelit Krasniqi personifikohej me “atdhetarizmin, profesionalizmin dhe përgatitjen ushtarake”.

Për Hotin këto ishin arsyet pse njerëzit e urrenin dhe e vranë ministrin Ahmet Krasniqi.

Ai ka përfunduar duke thënë se vrasja e kolonelit kishte për qëllim vrasjen e pavarësisë së Kosovës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika