Hoti: Me binomin fatkeq të Kosovës Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se me politikën e jashtme "jo-perëndimore" të binomit fatkeq të Kosovës, Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka cilësuar si shkatërruese për Kosovën izolimin dhe sanksionet ndaj saj.

“Edhe me mbështetjen e plotë nga ShBA dhe vendet kryesore të BE-se, Kosova ka vështirësi në integrimin euro-atlantik për shkak të kundërshtimeve të vendeve të caktuara. Pa këtë mbështetje, është i pamundur çfarëdo progresi. Ndërkaq, me sanksione dhe izolim që pason, as status quo-në ekzistuese nuk mund ta ruajmë”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë tutje se me politikën e jashtme “jo-perëndimore” të binomit fatkeq të Kosovës, Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore.

“Ta kemi të qartë: Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër dhe presidente që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët në vend të integrimit euro-atlantik”, ka shtuar Hoti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika