Hoti mirëpret vendimin për Klanin: Kontesti i Klanit me Qeverinë duhet trajtuar edhe si çështje e lirisë së mediave

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale për pezullimin e ekzekutimit të vendimit për heqjen e licencës për televizionin Klan Kosova

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale për pezullimin e ekzekutimit të vendimit për heqjen e licencës për televizionin Klan Kosova.

Ai ka thënë se kontesti i Klan Kosovës me Qeverinë Kurti nuk duhet trajtuar vetëm si çështje biznesore.

Sipas tij, ky rast duhet trajtohet edhe si çështje e lirisë së mediave.

”Lajm i mirë ky për pezullimin e ekzekutimit të vendimit për heqjen e certifikatës së biznesit për Klan Kosovën, derisa çështja të shqyrtohet në procedurë të rregullt gjyqësore. Kontesti i Klan Kosovës me Qeverinë Kurti duhet trajtuar edhe si çështje e lirisë së mediave, e jo vetëm si çështje biznesore. Sigurisht se ligji duhet të zbatohet pa asnjë kompromis, por ka qenë gabim që në fillim që me vendime administrative të komisioneve të Ministrisë të tentohet të mbyllet një nga mediat kryesore në vend. Një media mund të mbyllet vetëm nëse ka një vendim gjykate. Prandaj, që në fillim Ministria do të duhej ta drejtonte çështjen në gjykatë. ”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka vlerësuar se në sistemet demokratike mediat përbëjnë njërën nga shtyllat e pushtetit.

“Nëse shembet ajo shtyllë, atëherë sistemi demokratik kolapson dhe shkohet drejt diktaturës. Nuk ka rrugë të mesit. Liria e mediave nuk matet me numrin e mediave të regjistruara, siç po tentohet të shitet nga demagogët në pushtet. Liria e mediave matet me lirinë e aktivitetit dhe fjalës së tyre në çdo rrethanë. Nëse mediat bëjnë shkelje të etikës profesionale, atëherë janë mekanizmat ligjorë që mund të përdoren”, ka përfunduar Hoti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika