Hoti: Mospjesëmarrja e mazhorancës në seancat e jashtëzakonshme përbën akt antikushtetues

“Mospjesëmarrja e mazhorancës në seancat e jashtëzakonshme të thirrura nga opozita, mospërgjigja e Kryeministrit në pyetjet parlamentare të opozitës, si dhe pamundësimi i punës së Komisionit Hetimor Parlamentar përbëjnë akte antikushtetuese dhe pamundësojnë funksionimin e demokracisë parlamentare në Kosovë”, ka thënë deputeti Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas dështimit për herë të pestë të konstituimit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me dyshimet për procedurat për sigurimin e rezervave shtetërore.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se “urdhërat që i detyrojnë deputetët e mazhorancës të mos paraqiten në komision vijnë nga komisarët e nga kryeministri, i cili gjysmën e vizitave jashtë i ka në seminare e shkolla politike të së majtës në Greqi e vende tjera”.

Sipas tij, këta deputetë janë bërë pjesë e maskaradës politike të Kurtit.

“I cili po angazhohet me ngulm që t’i pamundësojë opozitës të ushtrojë rolin e saj mbikëqyrës të punës së Qeverisë”.

“Mospjesëmarrja e mazhorancës në seancat e jashtëzakonshme të thirrura nga opozita, mospërgjigja e Kryeministrit në pyetjet parlamentare të opozitës, si dhe pamundësimi i punës së Komisionit Hetimor Parlamentar përbëjnë akte antikushtetuese dhe pamundësojnë funksionimin e demokracisë parlamentare në Kosovë”, shkroi Hoti.

Ai thekson se kjo anomali do të dëmtojë procesin e anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, ku respektimi i praktikave demokratike dhe lirive janë shumë të rëndësishme.

“Kjo anomali do të mbetet njollë e zezë dhe episod fatkeq në demokracinë parlamentare të Kosovës”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika