Hoti: Në raportimin e Muratit u vërtetua se asnjë cent nuk është paguar për dëmet nga vërshimet

Deputeti Avdullah Hoti ka thënë se në raportin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, është vërtetuar se nuk është paguar asnjë cent për dëmet nga vërshimet e ndodhura më 27 janar 2023

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se në raportin e ministrit të Financave, Hekuran Murati, është vërtetuar se nuk është paguar asnjë cent për dëmet nga vërshimet e ndodhura më 27 janar 2023.

Hoti ka thënë se këto dëme janë në vlerë prej 23.5 mil eurosh, ku janë dëmtuar 1 mijë e 253 familje/shtëpi, 214 biznese dhe 582 ekonomi bujqësore.

“Nuk janë paguar as dëmet e vitit 2022, në shumë prej 7.2 mil euro”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Hoti ka përkujtuar se Kuvendi i Kosovës në mars 2023 e ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare me Bankën Botërore, “ku një pjesë e mjeteve janë paraparë për kompenzim të dëmeve”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika