Hoti: Në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve, mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na dhanë të mbrapshtën

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdulla Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se "në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve, mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na dhanë të mbrapshtën"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë duke thënë se vendimet duhet të merren në Prishtinë, dhe jo të dialogojnë me Serbinë në Bruksel.

“Në vend që vendimet të merren në Prishtinë në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve tanë, këta shkojnë të dialogojnë me Serbinë në Bruksel”, ka thënë Hoti.

Deputeti ka thënë se para një jave, Qevria thoshte se nuk diskutojnë në Bruksel për çështjen e dinarit dhe se sipas tij, tani detyrohen të ulen në tavolinë.

Sipas deputetit nga radhët e LDK-së, në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve, “mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje” na sollën sanksione.

“Në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve e të vazhdohej dialogu i nisur për marrëveshje finale për njohje reciproke, mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me gjithë botën demokratike, na dhanë të mbrapshtën, na krijuan status quo të re, na bllokuan procesin eurointegrues, na sollën sanksione, na cënuan raportet shtetërore me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, i bënë pikë e pesë shqiptarët në Luginë e në Maqedoni të Veriut”, ka thënë tutje deputeti.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika