Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi ka kritikuar Qeverinë.
Hoti ka thënë se e përkjetuam kohën kur “Kosova u përjashtua nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n, Kosovës i’u vendosën sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Kosova vendos vetë të mos merr pjesë në takimin lidhur me Procesit të Berlinit”.
Sipas deputetit të LDK-së një “qeveri normale”, e cila është e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, “nuk ia bën Kosovës këto dëme”.
“Një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme”, ka thënë ai.