Hoti: Opozita argat i pushtetit, s’po kërkon dorëheqjen e kryetarëve në veri

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Agron Hoti ka thënë se opozita po i’a bën “argatin” pushtetit sepse sipas tij, nuk po kërkon dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore

Agron Hoti

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Agron Hoti në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se opozita po i’a bën “argatin” pushtetit sepse sipas tij, nuk po kërkon dorëheqjen e kryetarëve të komunave veriore.

Hoti ka thënë se është për të ardhur keq se as nga pushteti por as nga opozita nuk po kërkohet që kryetarët e komunave veriore të japin dorëheqje.

“Nëse pushteti thotë se nuk j’ua kërkoj dorëheqjen kryetarëve aktual që janë të ngujuar atje e nuk i sheh askush, nëse edhe opozita e bën të njëjtën gjë atëherë për çfarë po flasim”, ka thënë Hoti.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare e ka cilësuar si “lajm të mirë” që de-përshkallëzimi i situatës në veri ka zënë vend në takimin e presidentit Biden dhe kryeministres së Italisë.

Presidenti Biden dhe kryeministrja e Italisë kanë diskutuar për Ballkanin Perëndimor por edhe për situatën në veri të vendit.

Hoti ka theksuar se Kosova do të duhej t’i përfillte kërkesat ndërkombëtare sepse sipas tij, “loja po zhvillohet në territorin e Kosovës dhe ne jemi cak i presionit nga bashkësia ndërkombëtare”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika