Hoti: Osmani po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve me ShBA-në

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar presidenten e vendit, se duke qëndruar krah pushtetit sipas tij, po ndihmon në shkatërrimin e marrëdhënieve me aleatin kryesor, ShBA-në. Ndërsa, ka shtuar se roli i saj është t’i mbajë balancat institucionale dhe t’i pengojë veprimet e mazhorancës që dëmtojnë interesat shtetërore

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke theksuar se komandantja Supreme e Forcave të Armatosura nuk ka bërë asnjë koment në lidhje me përjashtimin e ushtrisë nga ushtrimi më i madh në rajon, i quajtur “Defender 2023”.

“Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – ‘[Defender 2023’”, ka deklaruar ai.

Hoti ka akuzuar Osmani se, sipas tij, po ndihmon në shkatërrimin e marrëdhënieve me aleatin kryesor, ShBA-në, i cili ka garantuar sigurinë e shtetit të Kosovës.

“Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai gjithashtu ka shtuar se roli i presidentes është t’i mbajë balancat institucionale dhe t’i pengojë veprimet e mazhorancës që dëmtojnë interesat shtetërore duke u përqendruar në interesat e tyre elektorale.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika