Hoti: Pa mbështetjen e miqve, i bie që politika e Qeverisë s’po u shërben interesave të shtetit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ndonëse Kosova ka plotësisht të drejtë, por nuk e ka mbështetjen e miqve atëherë sipas tij, i bie që politika e Qeverisë aktuale nuk po i shërben interesave të shtetit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, teksa ka komentuar vendimin e Qeverisë lidhur me çështjen e targave, ka thënë se ndonëse Kosova ka plotësisht të drejtë por nuk e ka mbështetjen e miqve, atëherë sipas tij, i bie që politika e Qeverisë aktuale nuk po u shërben interesave të shtetit.

Kështu ka thënë ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ku shtoi se Kosova ka pasur gjithmonë të drejtë në çdo veprim që ka ndërmarrë në 30 vitet e fundit në përpjekjet e veta për të fituar fillimisht lirinë, e mandej shtetin e pavarur dhe fuqizuar sovranitetin shtetëror, rendin dhe ligjin.

“Në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në veri, Kosova ka plotësisht të drejtë. Këtë e kanë konfirmuar edhe miqtë. Por është e qartë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve”.

“Nëse këto veprime të Qeverisë, që janë të drejta por që nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucione të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk u ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, përpjekjet e Kosovës kanë sukses vetëm kur janë të koordinuara dhe të mbështetura nga miqtë euroatlantikë.

“Ne e kemi shpallur njëherë pavarësinë në fillim të viteve të ‘90-ta. Mandej e kemi shpallur prapë më 2008, për shkak se herën e parë nuk ka pasur mbështetje nga miqtë”, shtoi ai.





Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika