Hoti pas shtrenjtimit të rrymës: Urime, me rëndësi ministrit po i tepron buxheti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas rritjes për 15.4 për qind të rrymës.

Duke përmendur rritjen e tatimit në pronë, Hoti, e ka kthyer në ironi dhe ka thënë se më e rëndësishmja është se ministrit të Financave, Hekuran Murati, po i tepron buxheti.

“Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Me tri vota për Bordi i ZRRE-së, të enjten ka vendosur që çmimi i rrymës të shtrenjtohet për 15.4%, për të gjitha kategoritë pa përjashtim, ndërsa do të zbatohet nga data 1 prill deri më 31 mars 2024.

Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ZRrE-ja ka njoftuar se qëllimi i përcaktimit të tarifave është reflektimi te kostove të shërbimit për secilin aktivitet të sektorit të energjisë elektrike, ashtu që të garantohet siguria dhe vazhdueshmëria e furnizimit me energji elektrike.

Sipas ZRrE-së faktorët që kanë ndikuar në rritjen e kostove të furnizimit, janë:

  • Rritja e çmimeve të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare. Edhe pse në vitin 2023 çmimet e energjisë elektrike në tregjet evropiane shënuan rënie në krahasim me vitin 2022, ato vazhdojnë të jenë më të larta në krahasim me çmimet që mbulojnë tarifat aktuale.
  • Kapacitetet e kufizuara gjeneruese në vend për të plotësuar kërkesën në rritje detyrojnë Kosovën të blejë sasi më të mëdha të energjisë elektrike në tregun rajonal dhe ndërkombëtar.
  • Shkalla shumë e lartë e inflacionit, nga 0.25% deri në 1.75% në periudhën 2018 deri 2020, në 8.39% në vitin 2022, ndikoi në rritjen e konsiderueshme të kostove tek furnizuesit e energjisë elektrike.

Ndër të tjera, ZRrE-ja  ka njoftuar të gjithë konsumatorët se çmimet e reja të energjisë do të aplikohen për sasinë e energjisë së konsumuar nga 1 prilli 2023.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika