Hoti pas sulmeve në Kiev: Kosova është me popullin ukrainas

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas sulmeve ruse në Kiev, ka thënë se Kosova është me popullin ukrainas dhe se ata do ta fitojnë këtë luftë, pasi siç thotë ai, po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe për fëmijët e tyre

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti





Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pas sulmeve ruse të së hënës në Kiev, është shprehur se e gjithë bota demokratike duhet ta ndihmojë Ukrainën, pasi siç thotë ai, ajo po e mbron rendin demokratik botëror.

“Kosova është me popullin ukrainas. Ata do ta fitojnë këtë luftë, sepse po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe për fëmijët e tyre”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, të hënën e 17 tetorit, të paktën tri shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, duke ndezur kështu sirenat e sulmit ajror.

Sipas kreut të zyrës së presidentit ukrainas, sulmet ishin nga të ashtuquajturat “drone kamikaze”.

Kryebashkiaku Vitalii Klitschko, bëri të ditur se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy ishin dëmtuar.

Shpërthime të shumta në Kiev, Ukraina raporton sulme me dronë kamikazë





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika