Hoti pas suspendimit të Jonuzit dhe të tjerëve: E paprecedentë, s’është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti konsideron se kjo është e paprecedentë, teksa shton se i njëjti veprim nuk është zgjidhje

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

 Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Menaxhmentit të Trepçës që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

Në një postim në Facebook, Hoti konsideron se kjo është e paprecedentë, teksa shton se i njëjti veprim nuk është zgjidhje

“Ndërkohë që minatorët vazhdojnë grevën, Menaxhmenti i Trepçës shkarkon udhëheqësit e sindikatës së minatorëve. Kjo është e paprecedent. Ky mentalitet ndëshkues i menaxhmentit është absurd në kohën kur greva po vazhdon në ditën e shtatë. Ky veprim nuk është në funksion të gjetjes së zgjidhjes. Përkundrazi.  Edhe nëse menaxhmenti ka ligjërisht të drejtë për veprimet e ndërmarra, tani është koha për të negociuar 24 orë për të gjetur zgjidhje të balancuar e të pranueshme për të gjitha palët”, shkroi ai.

Deputeti i LDK-së, Hoti, thotë se “nuk është koha për t’i hedhur benzinë zjarrit”.

“Shëndeti i minatorëve është mbi të gjitha”, tha ai.

Vendimi u është komunikuar përmes telefonit vetëm pak minuta më parë.

“Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit që është marrë para tri ditësh.

Sindikata ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se nuk u është thënë arsyeja e suspendimit dhe ende nuk kanë marrë një vendim zyrtar.

Ndërkaq, minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë.

Kërkesat e minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.

Menaxhmenti i Trepçës suspendon kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzi dhe disa të tjerë

 

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika