Hoti për dëmet pas vërshimeve: Pres që niveli qendror sa më parë ta ndajë fondin emergjent

Ish-kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga niveli qendror formimin sa më të shpejtë të fondit emergjent, në mënyrë që të ndihmohen familjet dhe bizneset që kanë pësuar dëme pas vërshimeve të fundit

Ilustrim

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, të dielën e 22 janarit, kanë vizituar disa familje e biznese në komunën e Skenderajt.

“Sot, me bashkëpunëtorë vizituam disa familje dhe biznese në Skenderaj që u dëmtuan nga vërshimet e fundit. Për fat të mirë nuk kishte dëme në njerëz, por ka qindra shtëpi që janë të pabanueshme”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Pas vizitës së tij, ai u shpreh se urgjentisht duhet ndihmë për riparim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, duke bërë thirrje që sa më parë të formohet një fond emergjent.

“Duhet ndihmë urgjente për këto familje për të riparuar dëmet në shtëpitë e tyre.

Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetinet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Ndihma duhet urgjent”, ka thënë Hoti.

Ndërkaq, ai ka shtuar se më pas mund të vlerësohen dëmet, si në shtëpi të qytetarëve ashtu edhe në biznese.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika