Hoti për Kurtin pas ngjarjes në MINT: Dyshimet rriten se ky nuk i përgënjeshtron ato për të cilat ndodhën arrestimet, por i shanë mediat e organet e drejtësisë

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se "një kryeministër normal, kur përballet me situatë si ajo që ndodhi dje, kërkon nga drejtësia hetim të plotë e të shpejtë, si dhe e vendos veten dhe vartësit e tij në dispozicion të drejtësisë"

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se një kryeministër kur ballafaqohet me një situatë si të djeshmen, “kërkon nga drejtësia hetim të plotë e të shpejtë, si dhe e vendos veten dhe vartësit e tij në dispozicion të drejtësisë”.

Hoti ka thënë se këto “dyshime” rriten edhe për faktin se kryeministri Kurti “nuk i përgënjeshtron ato për të cilat ndodhën arrestimet, e ku përmendet edhe emri i tij, por i shanë mediat, opozitën dhe organet e drejtësisë”, ka shkruar Hoti.

“Duket se kjo paska qenë arsyeja e insistimit të tij me çdo kusht, edhe pas opinionit të Komisionit të Venecias, që përmes ligjit ta kontrolloj Këshillin Prokurorial. Kjo paska qenë arsyeja pse ky nuk po i jep leje asaj ta dekretoj kryeprokurorin e ri. Kot e kanë”, ka shkruar ai.

Gjatë kësaj të premteje janë arrestuar tre të dyshuar, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një biznesmen.

Më herët, Prokuroria Speciale ka njoftuar se të pandehurit, Ridvan Muharremi, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica dyshohen për veprat “Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe “Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Lexo dhe: “Afera për vajin dhe grurin”, ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Policia e Kosovës – Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka realizuar sot bastisje në lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku kanë arrestuar tre (3) persona me inicialet R.M. H.G dhe I.L. Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se tre personat e arrestuar, R.M. H.G dhe I.L. dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’, thuhet në njoftim.

Pas këtyre zhvillimeve, ministrja Rozeta Hajdari ka mbajtur një konferencë për media duke filluar nga ora 18:00.

Ministres Hajdari i është kërkuar që të japë dorëheqje, por e njëjta në konferencën për media është shprehur se nuk sheh asnjë arsye për të bërë këtë veprim.

Lexo dhe: Hajdari: Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje, këtë e them me siguri të plotë

“Nuk shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë dhe siguri të plotë. Nuk shoh asnjë arsye apo dyshim te zyrtarët, të cilët janë të ndalur sot”, ka thënë Hajdari.

Tutje, ministrja Hajdari ka thënë se pret nga organet hetimore të mos e cenojnë sigurinë hetimore.

Sipas saj, dokumentet që janë marrë nga policia janë të klasifikuara si sekrete shtetërore, duke theksuar se policia kërkesën për pranim-dorëzim të provave e ka bërë kundërligjshëm.

“Prokuroria Speciale po bën hetim MINT mirëpret çdo hetim për rastin e Rezervës Shtetërore, ani pse është gjithçka në përputhje me ligjin. Si ministre organet hetimore pres të mos cenojnë sigurinë shtetërore, sepse gjatë hetimeve dokumentet që janë marrë si prova nga policia, janë klasifikuar si sekrete shtetërore, ndërsa policia s’ka paraqitur certifikatë siguruese MINT i siguron te gjithë qytetaret se rezervat i kemi trajtuar sipas legjislacionit në fuqi, nuk dyshojmë në asnjërin nga zyrtaret tanë të ndaluar për 48 orë…”, ka thënë Hajdari.

Lexo dhe: Dyshimet për dallavere me rezerva shtetërore, ministrja Hajdari: Pres që organet hetimore të mos e cenojnë sigurinë shtetërore

“Policia e njësisë hetuese s’ka prezantuar ceritfikatë të sigurisë sekrete. Pra kërkesa e Policisë për pranim-dorëzim të këtyre provave ka qenë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika