Hoti për Marrëveshjen e Uashingtonit: Jam fyer e sharë nga opozita e atëhershme

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kujtuar ditën kur ka nënshkruar Marrëveshjen në Uashington, duke thënë se për këtë marrëveshje është sharë e është fyer personalisht nga opozita e atëhershmë. Hoti ka theksuar se ata që e kundështuan këtë marrëveshje, sot janë në pushtët e po i bartin pasojat

Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherit deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shkruar se Marrëveshja që ai kishte nënshkruar në Uashington, kishte qenë arsyeja pse ai ishte sharë e fyer nga opozita e atëhershme.

Ai, në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka thënë se popullistët që e kundërshtuan këtë marrëveshje, sot janë në pushtet e po i bartin pasojat.

“Janë thënë shumë të pavërteta për Marrëveshjen e Uashingtonit nga opozita e atëhershme. Cilësimi i një marrëveshje që është arritur në Shtëpinë e Bardhë si e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën, ishte gabim strategjik. Pasojat po i bartin çdo ditë. Unë personalisht jam fyer e sharë nga opozita e atëhershme. Ata popullistë sot janë në Kuvend, Qeveri dhe Presidencë. Sot, është e qartë se ato epitete i meritojnë ata, jo unë. Sot është e qartë se ata persona: ose janë mashtrues, ose janë naivë në marrëdhëniet ndërkombëtare, ose kanë tjetër orientim për Kosovën. E di secili prej tyre se në cilën kategori bien. E di edhe unë”, ka shkruar Hoti.

Hoti gjithashtu ka thënë se pas kësaj marrëveshjeje është biseduar intensivisht me partnerët që të vendoset dialogu në agjendë të qartë, e cila çon në njohje reciproke.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika