Hoti për Muratin: Mungesa e rezultateve e ka bërë agresiv

Mungesa e rezultateve e ka bërë agresiv ministrin e Financave, Hekuran Murati, ka thënë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, teksa i është drejtuar ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se është hera e parë që një ministër ia sjell Kuvendit një marrëveshje për kredi për asistencën sociale, në kushtet kur nuk ka nevojë.

Sipas tij, mungesa e rezultateve e ka bërë agresiv ministrin Murati.

“Kam përshtypjen që mungesa e rezultateve të ka bërë shumë agresiv, ti ke qenë bashkëpunëtor i imi, dhe ti i ke negociuar dhjetëra marrëveshje që unë i kam sjellë në këtë Kuvend për ratifikim, kryesisht për investime kapitale. Pranoje faktin, mos me këtë gjuhë të komunikimit”, ka thënë ai.

“Nuk mund ta krahasosh vitin 2020 kur janë kërkuar, sepse atëherë ka pasur minus 600 milionë të hyra për shkak të pandemisë”, shtoi Hoti.

Ministri, Hekuran Murati ka thënë se deputetët e LDK-së kanë qëndrime të ndryshme lidhur me skemat sociale.

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Sipas tij, marrëveshja parasheh pilotim për zgjerim në skemën sociale për 10 mijë familje të tjera që të përfshihen ne këtë skemë.

Gjatë seancës, ministri Murati iu është kundërpërgjigur kritikave të opozitës që ishin drejtuar për të dhe Qeverinë e Kosovës.

Ai ka thënë se qeveria vazhdimisht po tenton që t’i ndihmojë familjeve apo rasteve sociale, por një gjë e tillë, sipas tij, po pengohet nga opozita duke mos i votuar ligjet e sjella në Kuvend.

Murati ka përmendur marrëveshjen me Bankën Botërore, për të cilën ka thënë se opozita me qëllim nuk po e voton.

“Me Bankën Botërore kemi nisur një reformë për skemat e asistencave sociale, që po sillet që dy herë në Kuvend, ne që dy herë provojmë ta votojmë në Kuvend, dhe grupet e opozitës refuzojnë atë marrëveshje. Kur po flasim se kujt duhet t’i ndihmojmë, ju po i refuzoni ata”, ka deklaruar ai.

Tutje, ministri Murati ka thënë se tërheqja e kursimeve pensionale nga Trusti nuk është zgjidhje e mirë, sepse sipas tij shumica e qytetarëve kanë pak mjete të grumbulluara në kursimet e tyre pensionale.

“Sa kanë trust një student? zero. Një pensioner? zero. Sa kanë trust rastet sociale? zero. Ata me pagë minimale kanë 100 euro, me këtë doni t’i ndihmoni këto familje?”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika