Hoti për Projekligji per themelimin e Fondit Sovran: Paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet 'hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar'

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, tashmë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet ‘hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar’.

Qeverinë aktuale Hoti i ka quajtur si “majistë” dhe se sipas tij, të njëjtit po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë. Ai ka thënë se këta janë për “ekonomi të komanduar me elemente komunizmi”.

“Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste:- ulja e pagave, – ligji për çmimet maksimale, – vendimi për caktimin e marzhave të fitimit, – tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike, – marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë”, ka shkruar Hoti.

Sipas tij, të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika