Hoti për Qeverinë Kurti: Barrikadat i largojnë të huajt, ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se janë të paftë edhe nuk dihet mbajnë shtet por sipas Hoti ata vetëm dijën të ofendojnë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar në rrjetin social duke i thënë se krerëve të shteti se janë duke u mburrur në Prishtinë para mediave dhe FSK-së, ndërsa në të njëjtë kohë ata i kërkojnë KFOR-it që ta largojnë barrikadave në katër komunat veriore të Kosovës.

“Barrikadat i largojnë të huajt, ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së”, ka shkruar Hoti në rrjetin e tij social Facebook.

“Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhëtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit”, ka shtuar ai.

“Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani”, ka përfunduar Hoti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika