Hoti për rritjen e çmimeve: Gjendja do të rëndohet dhe më shumë në vjeshtë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar thellim të më tejmë të krizës ekonomike, ku sipas tij, do të ketë rritje të çmimeve në vjeshtën e këtij vit. Ai ka thënë se nëse Qeveria Kurti 2 do t'i kishte marrë parasysh masat që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka propozuar për zbutjen e inflacioni, tani shumica e qytetarëve do të ishin të afektuar nga ato masa duke iu zbutur gjendja e krizës me çmime

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kriza e çmimeve “do të rëndohet edhe më shumë në vjeshtën e këtij viti”, por nuk është paralajmërim i vetëm i tij, ai ka shtuar se situata do të bëhet edhe më shqetësuese “pasi i ZRrE-ja ka paralajmëruar rritje të çmimit për energjinë elektrike”.

Hoti, ka thënë se projektligji i cili është propozuar nga qeveria e Kosovës është ndërhyrje në tregun e lirë  dhe nuk do të arrihet ajo që është duke u pretenduar, pasi kjo do të shkaktojë çrregullime shumë të mëdha në tregun e lirë.

Sipas Hotit, masat e qeverisë së Kosovës për t’i dhënë nga 100 euro për punëtorët dhe studentët, nuk kanë pasur ndonjë efekt në zbutjen e inflacionit.

“Ligji i qeverisë për produket bazë do të bëjë çrregullime në treg”, ka thënë Hoti në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini.

Tutje, ai ka folur për masat që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka propozuar për zbutjen e inflacioni, të cilat sipas tij, nëse Qeveria Kurti 2 do t’i kishte marrë parasysh, tani shumica e qytetarëve do të ishin të afektuar nga ato masa duke iu zbutur gjendja e krizës me çmime.

Masat që do t’i afektonin qytetarët, sipas tij janë “heqja e akcizës në naftë dhe heqja e e përkohshëm e TVSH-së besoj se do ta kishin ulë çmimet për 35 për qind në treg”.

Pse ky projektligj e çrregullon tregun nëse bëhet i zbatueshëm?

“Kosova është demokraci liberale dhe është ekonomi e tregut të lirë, dhe çdo masë që merret bie në kundërshtimi me këto parime, përveç kësaj nuk funksionon”, ka theksuar ai.

Për Hotin, ndërhyrja e përkohshme është në rregull, por jo nëpërmjet një ligji, ku sipas tij, nuk dihet se çka përmban lista e produkteve bazike a janë 3-4 produkte apo e gjithë shporta e qytetarit.

Ai ka përfunduar duke thënë se pa asnjë dyshimi ky projektligj është në kundërshtimi me Kushtetutën e Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika