Hoti për të zhdukurit: Çështja është tek Serbia, s’po na lejojnë të gërmojmë në territoret e tyre

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, lidhur me çështjen e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës, ka thënë se çështja qendron tek Serbia

Andin Hoti

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, lidhur me çështjen e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovës, ka thënë se çëshja qendron tek Serbia.

Hoti ka thënë se Serbia nuk po bashkëpunon në këtë aspekt.

“Serbia nuk po bashkëpunon, nuk po jep informacione, nuk po do të bashkëpunoj me neve”, ka thënë Hoti në “FIVE”, duke shtuar se nevojitet të formohet një komision që të ketë një ndikim tek Serbia.

Hoti nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka shtuar se Serbia nuk po i lejon të bëjë gërmime në territoret e tyre.

Ai ka treguar se ka kërkuar që Bashkimi Evropian (BE) të ketë një rol vendimmarrës në këtë çështje.

“Nuk do të ndalojmë së kërkuari nga bashkësia ndërkombëtare që t’a trajtojnë seriozisht”, ka shtuar tutje ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika