Hoti për tri seancat e sotme në Kuvend: Kjo është tallje, nuk duan ta lejojnë as debatin e opozitës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar mazhorancën në lidhje me mbajtjen e tri seancave brenda ditës në Kuvend duke thënë se është ”joserioze“ dhe ”tallje“. Sipas tij, mazhoranca me këtë qasje tregon se nuk do konsensus me opozitën për temat e rëndësisë nacionale

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se agjenda e së enjtes së 22 dhjetorit në Kuvendin e Kosovës me tri seanca njëra pas tjetrës, “është tallje me temat që diskutohen dhe me ata që preken nga këto tema”.

Sipas tij, kjo është joserioze pasi siç thotë ai “me këtë qasje kjo mazhorancë tregon se nuk do konsensus me opozitën për temat e rëndësisë nacionale. As debatin e opozitës nuk duan ta lejojnë”.

Hoti ka thënë se sa u përket deputetëve të mazhorancës, ata janë aty vetëm për të ngritur dorën kur u kërkohet, “pa u marrë me përmbajtjen e asaj që votojnë”.

“Ora 10:00: Ligji për pagat dhe ligji për zyrtarët publikë, që prekin jetën e 85 mijë zyrtarëve dhe familjeve të tyre. Ora 12:00: “Strategjia e energjisë 2022-2031”, tema më e rëndësishme e dekadës për secilin shtet, për qytetarët dhe për bizneset. Ora 13:00: Seancë e re me një marrëveshje ndërkombëtare për kredi, shtatë projektligje, debati për raportin e Komisionit Evropian dhe një raport për një agjenci”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka thënë se për më tepër, “janë edhe pesë apo gjashtë seanca të hapura që nga fillimi i sesionit vjeshtor të Kuvendit”.

Ndryshe, të enjten, Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca, dy plenare dhe një të jashtëzakonshme.

Seanca e parë plenare do të fillojë në orën 10:00, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Zyrtarët Publikë dhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Seanca e jashtëzakonshme do të fillojë në orën 12:00, ku në rend dite do të jetë shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.

Ndërsa në orën 13:00 do të fillojë seanca e tretë plenare, e cila, në mesin e shumë pikave, në rend dite do të ketë shqyrtimin e parë të Projektligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Kuvendi mban tri seanca, njëra e jashtëzakonshme

 

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika