Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, për videon e publikuar nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se ishte për të mashtruar publikun, pasi sipas tij e vetmja gjë që ata dinë të bëjnë është “propagandë për mashtrim të publikut”.
“Ishte video për të vetmen gjë që dinë të bëjnë — propagandë për mashtrim të publikut”, ka thënë Hoti në një përgjigje për RTV Dukagjinin.
Po ashtu, ai ka shtuar se kishte pritshmëri që videoja të tregonte se “sa kanë qenë investimet e jashtme, sa vende pune janë krijuar, sa është zvogëluar importi i mallrave nga Serbia, sa ka qenë rritja ekonomike, sa është reduktuar inflacioni nga politikat e Qeverisë”.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka publikuar një video ku ka akuzuar LDK-në se propozimet e ekonomistëve të partisë opozitare po u shërbejnë grupeve të interesit.
Partia në pushtet ka thënë se LDK-ja ka tentuar ta shkatërronte sistemin pensional në Kosovë, duke e krahasuar me shkatërrimin serb.
“Njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshën deshtën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së. Dhe e treta, ajo e uljes së tatimeve dhe e rritjes së pagave, një propozim që nuk ka sens, një popullzim i pastër që as nuk merr mundin të tregoj se ku do të merren paratë”.