Hoti: Personat e armatosur janë të rrethuar, jemi në koordinim me KFOR-in

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka bërë të ditur se grupi i armatosur afër Manastirit të Banjskës, në Zveçan është rrethuar nga Policia e Kosovës

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, ka bërë të ditur se grupi i armatosur afër Manastirit të Banjskës në Zveçan është rrethuar nga Policia e Kosovës.

Hoti ka bërë të ditur se një polic ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, njëri nga arma e zjarrit.

“Deri në këto momente janë dy policë të lënduar dhe një i vrarë. Deri në këto momente kemi të shtëna dhe kemi rrethuar objektin dhe deri tash nuk ka ndonjë raportim tjetër”, ka thënë Hoti.

Ai ka theksuar se janë në koordinim të vazhdueshëm me KFOR-in.

“Po jemi në vazhdimisht në koordinim më KFOR-in, edhe në këto momente jemi më KFOR-in në teren. Lidhur më legjitimitetin që të ndërhyjmë në manastir, ne nuk e dimë ende nëse është përdorur si strehë e grupit të organizuar, do të shohim në vazhdim”, ka shtuar Hoti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika