Hoti: Petkoviq orkestroi dështimin e takimit të Komisionit për të pagjeturit në Bruksel

Kreu i Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, Andin Hoti, ka akuzuar shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq për orkestrimin e dështimit të takimit të Komisionit për të pagjeturit në Bruksel, duke e cilësuar këtë veprim si një tentativë për të shmangur përgjegjësitë e Serbisë

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, pas dështimit të takimit të planifikuar për të mërkurën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e personave të zhdukur, ka akuzuar delegacionin serb për refuzimin e pjesëmarrjes në takim, duke e konsideruar këtë veprim si një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë që Serbia ka për çështjen e të pagjeturve.

“Petkoviq nuk ka pasur të bëj asgjë me takimin e sotëm në Bruksel, nuk ka pasur asgjë se çfarë të lyp në Bruksel me ekipin e tij. Mendoj se është mëse e qartë se Petkoviq ka qenë atje për të orkestruar dështimin e takimit, për t’i ikur përgjegjësive që Serbia i ka”, ka deklaruar Hoti.

Në lidhje me përgjegjësinë e Bashkimit Evropian, Hoti ka shprehur shqetësimin se refuzimi i palës serbe për arsye banale është një ngjarje negative dhe e dëmshme për procesin.

Ai ka shtuar se shtete anëtare të BE-së duhet të informohen për këtë, dhe të kuptojnë se Serbia nuk duhet të “ledhatohet” në këtë proces të ndjeshëm.

“Ajo që BE-ja, përmes zotit Lajçak, na ka thënë ekipit tonë është se do të raportojë anëtarëve të BE-së edhe kërkesat që ne i kemi parashtruar sot. Refuzimi i palës serbe për arsye banale është një sinjal i keq”, ka theksuar Hoti për emisionin FIVE.

Takimi i parë i Komisionit të përbashkët për të pagjeturit, i cili ishte planifikuar të mbahej në Bruksel, nuk u mbajt pas refuzimit të pjesëmarrjes nga delegacioni i Serbisë, i cili protestoi pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë në vend.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika