Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se prezenca e Ministrit të Brendshëm dje në Trepçë, i shoqëruar nga truprojet, “përbën veprim që e turpëron gjithë qeverinë dhe Ministren e Ekonomisë në veçanti”.
Hoti thotë se Bordi dhe Menaxhmenti i Trepçës është emëruar pikërisht nga kjo Qeveri.
“Në vend se t’i përmirësojnë kushtet për minatorët duke bërë investime, duke gjetur tregje për shitje të mineraleve, duke sjellur investitorë të jashtëm përmes partneriteteve strategjike me shtetet mike për të përfituar edhe politikisht si shtet, këta kërkojnë llogari nga minatorët për dështimet e veta. Janë këta dështakë që kanë emëruar Bordin dhe Menaxhmentin e Trepçës, e jo minatorët”.
“Premtimet elektorale për Trepçën kanë qenë propagandë sikurse për çdo fushë tjetër. Mashtrimet do të marrin fund së shpejti”, ka deklaruar tutje Hoti.