Hoti: Qeveria e Kosovës po e neglizhon Marrëveshjen e Uashingtonit

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit të ministrit së jashtëm maqedonas, Osmani me shefin e diplomacisë amerikane, Blinken, ka thënë se ky takim është i rëndësishëm për gjithë rajonin, por ka shprehur shqetësimet se Qeveria e Kosovës po e neglizhon marrëveshjen e Uashingtonit

Kryeministri i Kosovës. Avdullah Hoti(në të djathtë), duke nënshkruar Marrëveshjen e Uashingtonit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq(në të majtë), me ndërmjetësimin e presidentit amerikan Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, më 4 shtator 2020 (Fotografi e realizuar nga AFP)

Gjatë ditës së enjte, Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani,  është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

“Falënderim i veçantë për dialogun e shkëlqyer strategjik, që po zhvillohet sot në Washington nën patronazhin e State Department. Partneriteti strategjik ndërmjet dy vendeve hyn në një fazë të re, më dinamike, të miqësisë, ndërkaq raportet bilaterale vendosen në një kornizë të re, më precize për zhvillimin e tyre të mëtejmë”, ka shkruar në Facebook, Osmani.

E për këtë takim të Osmanit me Blinken në ShBA, ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

“Maqedonia e Veriut diskuton partneritetin strategjik me ShBA. Kjo është e rëndësishme për gjithë rajonin. E përgëzoj Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut për këtë arritje”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndërkaq, sipas Hotit, Qeveria e Kosovës po e neglizhon Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, që është e natyrës së partneritetit strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së.

Ai ka renditur një mori pyetjesh në lidhje me këtë marrëveshje, ku njëra ndër to është që pse po neglizhohet zbatimi i Marrëveshjes Kosovë-ShBA për Investime, e nënshkruar më 31 dhjetor 2020 nga Qeveria Hoti.

Ndër të tjera, ai ka pyetur edhe për pse është shtyer për më shumë se një vit marrëveshja me MCC për energji, ku përfshihej rrjeti i gazit dhe bateritë për ruajtje të energjisë.

Hoti ka thënë se në ditët në vijim do t’i publikojë të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria Hoti me ShBA në vitin 2020, të cilat po neglizhohen si dhe pasojat për Kosovën

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit, shtator 2020

Ndryshe, Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, të martën e 31 majit ka udhëtuar për në Uashington.

Arsyeja e këtij udhëtimi, sipas tij, ishte udhëheqja e delegacionit qeveritar në Dialogun Strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA).

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillojë Dialog Strategjik me ShBA për çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Ai kishte thënë se fokusi i vizitës në Uashington do të jetë thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe krijimi i shtigjeve të reja për bashkëpunim në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika