Hoti rendit disa pika të cilat kanë “degraduar dialogun” gjatë Qeverisë Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka renditur disa pika të cilat thotë se janë tregues të degradimit të dialogut nga Qeveria aktuale

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka renditur disa pika, të cilat thotë se janë tregues të degradimit të dialogut nga Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij, nga viti 2018, kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ligjin për dialog të Qeverisë Haradinaj, aleatët dhe forcat politike në Kosovë, përfshirë edhe partinë që sot është në pushtet, janë dakorduar dhe kanë krijuar konsensus se dialogu do të zhvillohet vetëm për marrëveshje përfundimtare.

“…dialogu do të zhvillohet vetëm për marrëveshje përfundimtare e jo të ndërmjetme, ligjërisht të obligueshme që ratifikohet në kuvendet e të dyja vendeve, me garanci ndërkombëtare ku BE dhe SHBA marrin zotimet për zbatim të marrëveshjes dhe për integrimin euro-atlantik të Kosovës, për normalizim të marrëdhënieve ku adresohen të gjitha çështjet vetëm sipas standardeve evropiane të fqinjësisë së mirë dhe për njohje reciproke”, shkroi ai.

Ai ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do të shpalosë në detaje “evulimin” e Kurtit lidhur me dialogun nga takimi i parë deri në atë të fundit.

“Çfarë ka ndodhur nga marsi 2021 e këndej? Përse u degradua dialogu në menaxhim të krizave dhe zbatim të asociacionit? Në ditët në vijim do ta shpalosi në detaje dhe me fakte si ka “evoluar” Kurti lidhur me dialogun nga takimi i parë deri në takimin e fundit, nga koha kur bënte opozitë të dhunshme e deri sot kur është i gatshëm të zbatojë asociacionin dhe të trajtohet si pikë e veçantë statusi i kishës ortodokse serbe”, shtoi më tej Hoti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika