Hoti rendit pesë “veprimet e nevojshme” pas sulmit terrorist ndaj policisë

Ish-kryeministri Avdullah Hoti të martën ka renditur pesë hapat kyçë për menaxhimin e situatës pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës, ka prezantuar një plan pesëpikësh për menaxhimin e situatës pas sulmeve terroriste në veri të Kosovës.

Hoti ka theksuar rëndësinë e koordinimit dhe veprimeve të koordinuara për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë në këtë zonë të ndjeshme.

Hoti ka theksuar se institucionet ndërkombëtare dhe aleatët me të drejtë e kanë cilësuar këtë sulm si akt terrorist, por, tani, sipas tij, duhet me ngulm të kërkohet përgjegjësi nga Serbia në ndjekjen dhe dorëzimin e terroristëve.

Pikat kyçe të planit të propozuar nga Hoti janë si vijon:

“1. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën që shkoi nuk mund të cilësohet si sulm i një grupi të individëve të radikalizuar.

  1. Armatimi i konfiskuar dhe sjellja e grupit terrorist dëshmojnë për një sulm terrorist të përgatitur profesionalisht, të cilën gjë mund ta bëjnë vetëm strukturat shtetërore të Serbisë. Nëse kjo nuk qëndron, atëherë Serbia është shtet i dështuar ku mbizotërojnë struktura të armatosura kriminale.
  2. Institucionet ndërkombëtare dhe aleatët me të drejtë e kanë cilësuar këtë sulm si akt terrorist, por tani duhet me ngulm të kërkohet përgjegjësi nga Serbia në ndjekjen dhe dorëzimin e terroristëve.
  3. Institucionet e rendit dhe ligjit të Kosovës, në bashkëpunim me aleatët, duhet të ndërmarrin operacione të gjera të kontrollit për të zbuluar të gjithë rrjetin terrorist.
  4. Hetimi penal dhe gjykimi i personave të përfshirë në këtë akt terrorist duhet të bëhet sipas ligjit vendor, në respektim të konventave ndërkombëtare përkatëse, me transparencë maksimale, duke i informuar në vazhdimësi akterët ndërkombëtarë të sigurisë që operojnë në Kosovë dhe duke i ftuar ata ta përcjellin gjithë procesin e hetimit dhe gjykimit”.

Më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist.

Tragjedia vazhdoi me dhimbje të madhe pas vrasjes së Afrim Bunjakut, rreshter i Policisë së Kosovës, i cili ndërroi jetë pas sulmit të së dielës nga grupet kriminale në fshatin Banjskë në veri të vendit.

Në këtë sulm, edhe tre policë të tjerë u plagosën.

Sulmi terrorist ndaj policisë shpërtheu tensionet në pjesën veriore të Kosovës, e cila është kryesisht e banuar nga komuniteti serb. Autoritetet e vendit thanë se sulmuesit, mbi 30 prej tyre, ishin vendosur në manastirin e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit dhe përreth tij.

Në orët e mbrëmjes të së dielës, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se tre sulmues janë vrarë, ndërsa gjashtë persona, që dyshohet se ishin në kontakt me ta, janë arrestuar.

Gjykata Themelore në Prishtinë deri më tani ka shqiptuar një muaj paraburgim për tre të dyshuarit për sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika