Hoti: Sanksionimi i BE-së ndaj Kosovës do të ndalojë procesin e integrimit evropian

Njohësi i proceseve integruese, Agron Hoti, ka deklaruar sanksionet e mundshme të BE-së ndaj Kosovës do të ndalojnë reformat shtetërore dhe financimin e projekteve të ndryshme, duke krijuar pengesa në rrugën drejt integrimit evropian

“Nëse Kosova nuk ec tutje me politikën, atëherë do të kemi sanksione edhe në aspektin financiar, sepse janë ato që mbështesin shtetin e Kosovës për t’i përmbushur standardet e BE-së. Nëse ndalen financat, ndalet ekspertiza e BE-së, nëse ndalet ekspertiza atëherë Kosova vendnumëron në procesin e integrimit evropian”.

Kështu ka thënë njohësi i proceseve integruese, Agron Hoti, duke shprehur rrezikun e mundshëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Kosovës nëse vendi nuk ndërmerr hapat e nevojshëm për t’i zbutur tensionet në veri të vendit.

Ai ka theksuar se një sanksionim i BE-së do të ndalonte reforma shtetërore dhe do të pengonte financimin e reformave të ndryshme, duke gjeneruar ndalime në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“Nëse është thënë në media që do të sanksionohet nga BE-ja, atëherë rreziku ekziston. Sepse një sanksionim nga BE për Kosovën do të thotë ndalje reformave shtetërore, në të cilat, është duke vazhduar Kosova, do të thotë ndalje e financimit të reformave të ndryshme dhe ngecje në procesin e integrimit evropian, aty ku Kosova synon të shkojë”, ka deklaruar ai në emisionin FIVE.

Ai ka thënë se Komisioni Evropian që vepron si Qeveria e BE-së, propozon sanksionet Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave të BE-së. Vendimet, sipas tij, i marrin të dyja palët.

Megjithatë, Hoti ka thënë se Komisioni Evropian është edhe organi që mbikëqyr progresin e Kosovës në fushën e zhvillimit shtetëror dhe institucional.

Në aspektin politik, Hoti ka thënë se Kosova ka bashkëpunim me BE-në përmes delegacionit të BE-së në vend.

Në aspektin financiar, sipas tij, ka bashkëpunim nëpërmjet fondeve të ndryshme, siç janë Fondet IPA, Fondet e Kornizës Investive dhe të tjera.

“Fondet janë të ndara nga Kosova, miratohen në Kuvendin e Kosovës dhe menaxhohen nga BE-ja. Kompanitë e huaja zbatuese implementojnë projektet nëpërmjet Ministrive të ndryshme”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se BE-ja gjatë kësaj jave ka paralajmëruar se do t’i komunikojë masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të cilat blloku i ka përgatitur për shkak të mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për t’i ulur tensionet në veri të shtetit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika