Hoti: Serbia më në fund pranoj krimet e saj shtetërore ndaj popullsisë së pambrojtur të Kosovës

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, ka thënë se Serbia më në fund ka pranuar krimet që i kishte kryer gjatë luftës

Andin Hoti

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, pas miratimit të Deklaratës për të Zhdukurit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, ka thënë se Serbia më në fund ka pranuar krimet që i kishte kryer gjatë luftës.

“Serbia për herë të parë pranoj përmes një dokumenti zyrtar, ti hap arkivat e saj shtetërore, përfshirë edhe ato të klasifikuara”, ka shkruar Hoti.

Hoti ak thënë tutje se është “i bindur se deklarata e miratuar është vetëm hapi i parë që kërkon domosdoshmërisht mbikëqyrje dhe presion të vazhdueshëm të SHBA-ve e BE-së mbi Serbinë, për zbatimin obligimeve të marra, deri në zbardhjen e fatit të personit të fundit të zhdukur në Kosovë”.

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur ka theksuar se ndjen keqardhje për disa raportime të mediave, të cilat ai i quan si fyese e tendencioze më 4 prill, kur është harmonizimi i deklaratës.

“Besoj që sot ndihen të turpëruar, jo para meje, por para të gjithë atyre familjarëve të personave të zhdukur, që i kanë trazuar pamëshirshëm për interesa të ngushta, e besa edhe për të mbajtur quditërisht anën e Serbisë (duke i cituar fjalët e Petkoviç). Përdorimi i çështjes më të ndjeshme në Kosovë për politika ditore e interesa të ngushta, është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i turpshëm”, ka shkruar pos tjerash Andin Hoti.

Kurti dhe Vuçiq miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika