Hoti: Si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas takimit në Bruksel i cili përfundoi pa ndonjë marrëveshje.

Megjithatë, sipas Hotit marrëveshja është pranuar nga Kurti, por pa njohje.

Ai ia bëri me këtë rast tre pyetje kreut të qeverisë.

“1. Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja pa njohje?! 2. Si erdhi puna që të pranohet marrëveshja e pakushtëzuar me zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe pa kërkim falje?! 3. Si erdhi puna që Asociacioni të implementohet duke kaluar nëpër zyrat e VV-së dhe nga Kryeministri i VV-së, të cilët e kanë kundërshtuar me dhunë?!”, pyeti Hoti.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord se nuk ka nevojë për diskutime të mëtejme rreth propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pritën të hënën në Bruksel udhëheqësit këtyre dy vendeve.

Në deklaratën e lëshuar pas takimit, Borrell tha se palët shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar me zbatimin e propozimit të BE-së, i titulluar tashmë si “Marrëveshje drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika