Hoti takohet me ambasadorin e OSBE-së për Kosovë, diskutojnë për situatën aktuale në vend

Këtë të hënë deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti është takuar me ambasadorin e OSBE-së për Kosovë, Michael Davenport

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti dhe ambasadori i OSBE-së për Kosovë, Michael Davenport

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti është takuar me ambasadorin e OSBE-së për Kosovë, Michael Davenport, këtë të hënë.

Përmes një postimi, Hoti ka treguar se në këtë takim kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë.

Hoti është shprehur mirënjohës “për përkushtimin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Republikën e Kosovës”.

“Biseduam për situatën aktuale në të cilën po kalon vendi dhe hapat që duhet ndërmarrë për të sjellë stabilitetin në vend. Shpreha mirënjohje për përkushtimin për të gjetur zgjidhjen më të mirë për Republikën e Kosovës”, shkruan Hoti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika