Hoti takohet me autorin gjerman, merr pjesë në promovimin e librit të tij

Ish-kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me autorin gjerman, Dr, Wilhelm Holfmeister, dhe ka marrë pjesë në promovimin e librit të tij “Partitë politike formësojnë demokracinë”

Ish-kryeministri i vendit, Avdullah Hoti dhe autori gjerman, Dr. Wilhelm Hofmeister

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar me autorin gjerman, Dr, Wilhelm Holfmeister.

“Gjatë këtyre ditëve në Kosovë ka qëndruar autori gjerman Dr. Wilhelm Hofmeister, dhe pata kënaqësinë të takohem dhe të diskutoj tema të rëndësishme me të”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka treguar se Dr. Wilhelm Hofmeister mban titullin “Doktor në Filozofi” (PhD) në shkencat politike, ka botuar shumë vepra mbi temën e partive politike e demokracinë dhe është një këshilltar i lartë politik në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar në Fondacionin Konrad Adenauer nga Gjermania.

“Dr. Hofmeister dje ka bërë promovimin e librit ‘Partitë politike formësojnë demokracinë’”, ka shtuar ish-kryeministri i vendit.

Tutje, ai ka theksuar se prezantimi i librit është shoqëruar me një diskutim në lidhje me rëndësinë e librit dhe partive politike në përgjithësi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika