Hoti: Të ndalohen fushatat linçuese, do të përballen me ligjin

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pas dënimit që mori mërgimtari me banim në Gjermani, i akuzuar për kanosje ndaj deputetit në fjalë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se gjuha e urrejtjes që po përdoret tash e shumë vjet në rrjete sociale është shqetësuese, teksa ka fajësuar qeverinë aktuale për “ushqimin” e kësaj gjuhe.

“Gjuha e urrejtjes që po përdoret tash e shumë vite nëpër rrjete sociale dhe gjithandej është shqetësuese. Partia që tani është në pushtet për vite me radhë e ka ushqyer këtë gjuhë përçarëse, fyese, denigruese dhe kërcënuese”, ka shkruar Hoti.

“Ndihem i obliguar për të informuar të gjithë opinionin publik për rastin që sot është mbajtur seanca gjyqësore lidhur me kanosjen që më është bërë muaj më parë. Sot, është mbajtur seanca lidhur me rastin në fjalë dhe gjykata vendosi për dënimin e të akuzuarit për këtë vepër. Pranova marrëveshjen që ka bërë prokuroria dhe avokati i të pandehurit me kushtin që i njëjti të kontriboj në njërën nga organizatat bamirëse në vend”, ka vijuar ai.

Sipas tij, kërcënimi i bërë nuk është personal, por si zyrtar i shtetit për qëndrimet politike që ai i ka si deputet dhe ish-kryeministër.

Ai u ka bërë thirrje të ndalojnë ata që bëhen pjesë e këtyre fushatave linçuese, sepse, siç thotë ai, do të përballen me ligjin.

“Prandaj, i bëj thirrje të gjithë atyre që bëhen pjesë e kësaj fushate linçuese të ndalojnë sepse do të përballen vetëm me ligjin, sepse qëndrimet për të vërtetën e bazuar në fakte dhe kauza për të mirën e vendit dhe popullit, nuk do të mund ta ndalin me kërcënime dhe me asgjë tjetër. Republika e Kosovës është e përhershme dhe do ta mbrojmë nga çdo kërcënim për ta sulmuar atë. Falënderoj policinë dhe gjykatën për punën e tyre dhe përkushtimin për të sjellë drejtësi. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe popullin tonë”.

Ndryshe, pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 2 mijë euro gjobë të akuzuarin Reshat Sadiku, mërgimtar me banim në Gjermani, i akuzuar për kanosjen e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika