Hoti: Trusti Pensional mbetet pa bord, mund të dëmtohen qindra miliona euro

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka renditur disa nga arsyet se pse mungesa e Bordit të Trustit Pensional mund të dëmtojë qindra miliona euro

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se mungesa e Bordit të Trustit Pensional mund të dëmtojë qindra miliona euro investime të këtij institucioni.

Ai, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se konkursi për zgjedhjen anëtarëve do të duhej të ishte shpallur disa muaj para se të mbaronte mandati i Bordit, në mënyrë që, sipas tij, të kishte kohë të mjaftueshme për ta zgjedhur Bordin e ri.

Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30 nëntor 2022. Sipas ligjit, është zgjatur mandati Bordit të vjetër edhe për 3 muaj, ky mandat shtesë ka mbaruar më 1 mars 2023.

Konkursi është shpallur para tre muajsh më 2 dhjetor 2022, po deri më tani Hoti ka thënë se asnjë veprim nuk është ndërmarrë.

Po ashtu, Hoti ka renditur disa nga arsyet se pse mungesa e Bordit mund të dëmtojë qindra miliona euro.

“Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara. Në rast se ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trustit, siç po ndodh muajve të fundit, askush nuk mund të bëjë ndryshime në portfolion e investimeve për të evituar uljen e vlerës së investimeve ekzistuese të Trustit”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, ai ka thënë se në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, që mund të jenë në miliona euro, nuk do të mund të investohen në tregje financiare.

Kështu që, sipas tij, miliona euro të kursimeve të qytetarëve do të mbesin në trezorët e BQK-së të painvestuara që nuk sjellin asnjë kthim, të cilat do t’i zhvlerësojë inflacioni.

“Personat përgjegjës sipas ligjit, që është Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së, duhet të japin llogari për këtë”, ka shkruar tutje ai.

Nga kjo situatë, Hoti ka thënë se do të kërkojë mbledhje urgjente të Komisionit Parlamentar për Buxhet për të shqyrtuar këtë situatë.

Sipas tij, mazhoranca që qeveris me vendin e ka refuzuar projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti, dhe se tani me neglizhencën e saj, po i dëmton me miliona euro qytetarët.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika