Hoti: Viti i dytë që mësimi s’fillon me rregull – librat do të kushtojnë miliona euro më shtrenjtë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimin e subvencionimit të teksteve shkollore në vend që ato të blihen me tenderë nga shtëpitë botuese

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me vendimin e tyre për subvencionim të teksteve shkollore dhe jo të blihen me tenderë nga shtëpitë botuese siç ishte në të kaluarën.

Hoti tha se është hera e dytë që mësimi nuk do të filloj me rregull për faj të Qeverisë, derisa theksoi se librat e blera do të kushtojnë më shumë për buxhetin e shtetit se sa në të kaluarën.

“Miliona euro më shumë nga buxheti për libra për shkak të neglizhencës e paaftësisë. Shtëpitë botuese do të marrin nga libraritë, apo shitësit me pakicë, shumën e njëjtë të buxhetit sikurse që ofertuan në tenderin e qeverisë, ndoshta edhe më shumë. Por, librat do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit miliona euro më shtrenjtë pasi tani duhet paguar edhe marzhën e shitësve me pakicë të librave”, tha Hoti.

Këto zhvillime Hoti i ka quajtur degradim duke e bërë fajtor qeverisjen e Albin Kurtit.

“Për keqardhje ku ka degraduar qeverisja e vendit. Imagjinoni si do kishin reaguar këta mashtrues sikur kjo të ndodhte në qeveritë paraprake. Është viti i dytë me radhë që mësimi nuk fillon me rregull. Vitin e kaluar qeveria ishte në luftë me sindikatat dhe u humbën shumë javë mësim. Këtë vit problemi me librat do të pamundësoj nisjen e rregullt të mësimit”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika