Hovenier: 2023-ta qoftë vit i zgjidhjeve të nevojave të kosovarëve

"Qoftë viti 2023, të sjellë paqe, përparim dhe zgjidhje që u shërbejnë nevojave të të gjithë kosovarëve", kështu ua ka uruar kosovarëve Vitin e Ri, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar Vitin e Ri, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Twitter.

Ai ua ka uruar të gjithëve një vit të ri “të mrekullueshëm”.

Mes tjerash, ambasadori amerikan ka thënë se “Qoftë viti 2023, të sjellë paqe, përparim dhe zgjidhje që u shërbejnë nevojave të të gjithë kosovarëve”.

“Familja ime dhe unë ju uroj të gjithëve një vit të ri të mrekullueshëm. Qoftë viti 2023 të sjellë paqe, përparim dhe zgjidhje që u shërbejnë nevojave të të gjithë kosovarëve”, ka shkruar Hovenier.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika