Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se askush nuk duhet ta harrojë dhe ta mohojë atë që ka ndodhur në Reçak.
Në një postim në platformën X, ambasadori Hovenier ka shkruar se gjithashtu se askush nuk duhet ta mohojë e as ta harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të Kosovës.
Hovenier ka shkuar se mban mend mirë ditën kur ka ndodhur Masakra e Reçakut.
“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo të mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar ai.
In the words of Dr. Martin Luther King: “Injustice anywhere is a threat to justice everywhere.”
Let no one forget or deny what happened in Recak/Racak, or why the United States and our allies came to the defense of the people of Kosovo. I remember that day well.… https://t.co/jeIIGzCEPn— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 15, 2024
Në fshatin Reçak, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999. Numri më i madh i viktimave u gjet në Kodrën e Bebushit, ndërsa të vrarë kishte edhe në pjesë të tjera të fshatit.
Gjatë vendosjes së kurorave me lule në këtë fshat të Shtimes, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, falënderoi ish-ambasadorin amerikan, William Walker, i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni.
Ajo ka thënë se Walker për 25 vjet ka punuar që të mbrojë të vërtetën e Reçakut, por ka shtuar se kjo ngjarje ende mohohet në Serbi.
Osmani për Masakrën e Reçakut: Faktet janë më të fuqishme sesa propaganda serbe
“Në një kohë kur për fat të keq, regjimi i sotëm i [presidentit serb, Aleksandar] Vuçiqit, që është vazhdimësi e regjimit të [ish-udhëheqësit serb, Sllobodan] Millosheviqit, jo vetëm që mohon masakrën e Reçakut, por edhe i arreston e torturon ata të cilët vendosin lule mbi varret e fëmijëve të vrarë gjatë luftës”,ka deklaruar Osmani.
Lexo edhe: Walker: Nga sakrifica e djemve të Reçakut, Kosova gëzon demokracinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se masakra e Reçakut “e tronditi opinionin publik ndërkombëtar dhe diplomacinë ndërkombëtare dhe e bëri të domosdoshëm ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për ta ndalur gjenocidin e Serbisë në Kosovë”.
Kurti: Masakra e Reçakut tregon përpjekjen e Serbisë për ta deformuar të vërtetën
Ndërkaq, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se pas masakrës së Reçakut, bota demokratike e “kuptoi se gjuha që e njeh Serbia është gjuha e forcës”, duke iu referuar bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.