Hovenier: Asociacioni duhet të bëhet urgjentisht

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të bëhet urgjentisht, ka thënë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të bëhet urgjentisht.

Hovenier ka thënë se themelimi i Asociacionit është një kërkesë e kamotshme e ShBA-së.

Në një intervistë për Bloomberg, Hovenier ka thënë se komuniteti serb në Kosovë ka disa shqetësime dhe Asociacionin e shohin si një mënyrë që ndihmon në adresimin e atyre kërkesave.

Ai ka thënë tutje se Asociacioni i tillë nuk duhet të përmbajë kompetenca ekzekutive.

Hovenier ka shtuar se duhet të ketë kufizime, sepse beson se pa këto kufizime mund të bëhet diçka problematike ose burim destabiliteti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika